fbpx

Sport

Garë “e çmendur” për yllin e Juventusit, në valle dhe United





               Publikuar në : 18:30 - 01/11/19 |
mapo.al

Pasi u la jashtë nga lista e UEFA Champions League, Emre Can mund të largohet edhe nga Torino.


Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga “football365.com”, që zbulon se mesfushori gjerman ka bërë tashmë gati valixhet.



Can u mor me shumë bujë nga Liverpool në verën e vitit 2018, me parametra zero, por me ardhjen e Maurizio Sarri ka humbur edhe vendin në formacion.


Nga kjo situatë pritet të përfitojnë disa skuadra europiane, me Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe Manchester United që janë të gatshëm të ofrojnë në ekip Can.

Merkato e janarit pritet të jetë decizive për të ardhmen e 25 vjeçarit, me tre klubet që do të kërkojnë të transferojnë gjermanin në mini-merkaton e dimrit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas