Ylli i Real Madrid, Gareth Bale është martuar në fshehtësi të plotë me dashurinë e tij të fëmijërisë, Emma Rhys-Jones. Çifti u martua në prani të familjarëve dhe miqve, të cilët raportohen të kenë qenë 60 në total. Ceremonia martesore u organizua në një hotel me yje në Majorca, ku nuk munguan ish agjentë të SAS.
Siguria maksimale ishte e lidhur me familjen e 27-vjeçares dhe përfshirjes së tyre në një konflikt droge në Cardiff. Njerku i Emmas dhe gjyshërit e saj, John dhe Eva McMurray, nuk u ftuan në dasmë. “Nuk mund ta besoj atë çfarë bënë. Ne e dinim që dasma do zhvillohej dhe prisnim një ftesë. Isha si babai i saj kur ai ndodhej në burg”-është shprehur njerku për mediat.
Planet e çiftit ishin që të martoheshin në një kështjellë italiane me Beyonce-n si këngëtaren e tyre të dasmës. Por, u detyruan t’i ndryshonin pikërisht për shkak të problemeve familjare të Emmas. Babai dhe anëtarë të tjerë të familjes së saj janë përfshirë në vitin 2017 në zhdukjen e një valixheje me 750.000 euro (para droge), kokainë dhe ora.