Aktualitet

Garko pranoi se është ‘gay’/ Manuela Arcuri flet për skandalin mediatik







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 30/09/20 |
mapo.al

Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’ .


Pas deklaratës së tij, në rrjet kanë nisur reagimet nga koleget e tij, me disa prej të cilave ka pasur dhe marrëdhënie intime.


Në një intervistë për “Dagospia”, aktorja Manuela Arcuri ka kritikuar ata që kanë folur kundër producentit të Grande Fratello-s, Alberto Tarallo duke u shprehur se vetë nuk ka thënë asnjë gënjeshtër.



“Unë po qëndroja në heshtje sepse doja të kuptoja se sa larg mund të shkonte kjo çmenduri. Nuk kam dëgjuar kaq shumë të pavërteta për jetën time si këto të këtyre ditëve.


Të jesh mirënjohës është një detyrë. Është çështje respekti; kur një person të jep aq shumë, nuk mund t’i kthesh shpinën.”


Në vijim, aktorja e “Carabinieri” e konsideroi Tarallo-n një baba dhe mentor të aftë, i cili u mundësonte kurse anglishteje dhe aktrimi aktorëve të rinj.

Në lidhje me akuzat për një sekt të caktuar, ajo tha:

“Një sekt? Kanë thënë gjëra kaq të rënda. E përsëris, jam pa fjalë. Për pesëmbëdhjetë vjet kam punuar me Tarallo-n dhe nuk i kam parë këto gjëra. Kam parë vetëm kaq shumë zemërgjerësi nga ai. Një producent i shkëlqyer që krijoi aktorë të njohur, të cilët erdhën nga hiçi. Ai i krijoi, i trajnoi, u dha emër dhe punë.”

Në fund, Arcuri shtoi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë që të gënjejë për moshën ose të shtiret duke krijuar marrëdhënie false me aktorë të ndryshëm dhe ndër të tjera konfirmoi lidhjen e shkurtër me Gabriel Garko-n.

“Jam e lumtur që ai është njeri më i lumtur tani. Jam e lumtur nëse ndihet më i lirë. Mbase duhet ta kishte bërë më parë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas