Sport

Gati për të rinisur sezonin, por te klubi gjerman rezultojnë 3 të prekur me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 02/05/20 |
mapo.al

Gjermania po përgatitet të rikthejë futbollin e ndërprerë nga pandemia e koronavirusit, por pikërisht në ditët kur debatet janë ende të nxehta nëse duhet lejuar një gjë e tillë, një lajm i keq vjen nga një prej klubeve të Bundesligës.


FC Koln ka deklaruar, me anë të një postimi në faqen zyrtare, se rezultatet e testeve të fundit kanë nxjerrë pozitivë me koronavirus, 3 anëtarë të skuadrës.


Edhe pse janë të gjithë asimptomatikë, punëtorët e prekur nga koronavirusi, emrat e të cilëve nuk bëhen publike nga klubi do të mbahen në izolim për 14 ditë, në pritje të një testi tjetër.


Klubet gjermane kanë më shumë se 3 javë që kanë nisur stërvitjet dhe testet e lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë bëhen rregullisht për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll situatën.



Etiketa: , ,

Pas