Aktualitet

Gattuso merr fitoren e parë, Hysaj rikthehet në fushën e lojës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:29 - 23/12/19 |
mapo.al

Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e parë në krye të stolit të Napolit pas ndeshjes zhgënjyese që zhvilloi në shtëpi ndaj Parmës.






Kësaj radhe të kaltrit fituan me vështirësi në transfertën e Sassuolo-s me rezultatin 1-2, vetëm në minutën e fundit të takimit.


Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 29 të takimit me Traore, më pas vjen dhe reagimi i Napolit, i cili barazon në minutën e 57 me anë të Allan. E atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit vjen dhe autogoli i Obiang në minutën e 95, i cili i dha dhe fitoren e parë Gattuso.







Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte rikthimi në fushën e lojës edhe pse si zëvendësues, i kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj. Shkodrani nuk shihej me sy të mirë nga Ancelotti dhe me ardhjen e Gattuso-s duket se gjërat kanë ndryshuar.

Lexo edhe :  “Camorra” ekzekuton 35-vjeçarin në mes të Napolit


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas