Dy humbje radhazi dhe mundësia për të reaguar, ndaj Udineses, në “San Siro”. Milani i Gennaro Gattusos nuk duhet të gabojë, por për trajnerin planet janë prishur sa i përket formacionit. Në fillim një dëmtim i lehtë i Contit, më pas Kessie, që në stërvitjen e fundit ka shfaqur probleme në gju.
Kështu, ndaj Udineses, mbrëmjen e sotme, ora 19:00, kuqezinjtë do të zbresin në fushë kështu, duke lënë në stol edhe Rodriguez dhe Calabria.
Milan (4-3-1-2): Donnarumma; Abate, Musaçhio, Romagnoli, Laxalt; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Paquetà; Cutrone, Piatek.