Edhe pse janë tetë pikë mbrapa vendit të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso beson akoma se kualifikimi është i arritshëm.
“Ende i kemi synimet e njëjta”, ka thënë Gattuso në një konferencë për media.
“Do të tentojmë deri në fund të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa kualifikimi është i mundshëm matematikisht. Pse të heqim dorë?” shtoi ai.