Kryesore

Gaz Paja parkon Benz-in, protestuesit i lënë një mesazh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:17 - 31/03/19 |
mapo.al

Protesta e artistëve që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar vazhdon çdo natë. Ajo mund të jetë protesta më afatgjatë dhe më rezistentja në Shqipëri.






Këtë herë, artistëve protestues duket se nuk u ka pëlqyer mënyra se si kolegu i tyre Gaz Paja kishte parkuar makinën përpara Teatarit Kombëtar, aty ku ata mblidhen për të protestuar kundër shembjes së godinës.


Paja ka dalë publikisht në krah të qeverisë dhe të vendimir pro shembjes së godinës. Për këtë shkak artistët i kanë vënë një shënim në xhamin e makinës pasi e kanë gjetur të pavend mënyrën si ai kishte lënë makinën.





“Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit. Ne i lamë një shënim te xhami” – shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook ku citon edhe shënimin mbi xham: “Këtu protestohet, nuk parkohet”. 

Lexo edhe :  Digjet automjeti gjatë natës në Krujë, shoqërohen 6 persona


1




Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas