Pak kohë më parë u zbulua se aktori i njohur i humorit Gaz Paja, do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është shtatzënë. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë vetëm pak muaj më parë.
Për dasmën dhe për fëmijën që do të vijë së shpejti, aktori i njohur ka folur për herë të parë në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në T.Ch.
Gjininë e fëmijës Gaz Paja e nxorri “padashje” teksa ishte duke folur për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar edhe gjininë e bebes.
“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.
“Po, ne presim një djalë”,- përfundoi aktori i njohur.