Rilindja Demokratike
Në orët e para të mëngjesit është vrarë në Gardën e Republikës, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir, Xhafa.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia për orë të tëra çfarë ngre akoma më shumë hije dyshimi në lidhje me këtë krim. Kemi të bëjmë me një vrasje mafioze autorët e së cilës nuk kanë mundësi që të zbulohen.
Burimet bënë të ditur se, është gjetur i varë me plumb në kokë në makinë, punonjësi i Gardës, Shkëlzen Qordja, që është shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave dhe shkaqet e vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe Ministria e Brendshme.
Megjithëse krimi ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Burime nga garda shprehen për “RD” se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër për nga vendi dhe rrethanat e krimit.
Ndonëse për momentin nuk jepen shumë detaje kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze dyshimet e të cilës bien direkt mbi ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e trafikut të drogës.
Ndonëse hetimet zyrtare nuk kanë dhënë një version të tyre, Xhafaj dhe policia nxituan ta shpallin këtë krim si vetëvrasje. Si mund të shpallet vetëvrasje ku ende nuk janë kryer ekspertizat e duhura ligjore dhe hetimet nuk kanë një verdikt?
Është e qartë se kemi të bëjmë me një veprim të nxituar për të manipuluar të vërtetën, gjë që i nxjerr autorët e vrasjes akoma dhe më të zbuluar në këtë krim.
As te vdekurit nuk i lini rehat mo ca media jeni kshu lat nam.
Ore po ku e pat ju qe eshte vrasje? Dolet edhe ne konkluzion. Lat nam
Po respekt per te vdekurit a keni mo? Mire moral e ndjenj qe nuk keni. Tuuuuurp i madh.
Gjynah ai i shkreti dhe i qoft dheu i leht pa kto mediat e opozites kte pune kane. Turp per faqe te zeze.
XHAFA ESHTE HETUES I ENVERIT E DI MIRE TE VERTETEN LE TE PYESIN OLLDASHIN KUSH E VRAU