Kronika

Gazeta më e madhe holandeze, editorial kundër lirimit të Frrokut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 24/02/19 |
mapo.al

Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, mund të lirohet. Një gjykatë në Holandë ka marrë vendimin që ai të mos ekstradohet në Shqipëri.


Frroku u arrestua në Holandë me dokumente të falsifikuara greke. Lajmi se ai mund të lirohet dhe më pas të kërkojë azil politik në Holandë, ka shkaktuar shumë zemërim.


E përditshmja më e madhe në Holandë, De Telegraaf shkruan se edhe politika në vend është zemëruar.



Ndërkaq, vetë Telegraaf ka dalë me një editorial të shkruar nga bordi i redaksisë, duke kërkuar që Frroku të vuajë dënimin. “Holanda nuk mund të bëhet një vend i shenjtë për vrasësit,” titullohet editoriali.


“Jo shumë kohë më parë, edhe në Holandë kështu trajtoheshin çështjet, por një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ndryshoi gjithçka. Tanimë, vendimet me burgim të përjetshëm mund të rivlerësohen. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri, tha gjykata, por atje ligjet zbatohen në mënyrë shumë të mjegullt.


Në mënyrë mjaft të çuditshme, dhoma e ndihmës ligjore e Amsterdamit dhe Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë vendosën që shqiptari të rikthehet. Por një padi kundër shtetit solli ‘shpëtimin’ për vrasësin.

Shteti tani duhet të dorëzojë një apelim në Gjykatën Supreme dhe Shërbimin e Prokurorisë Publike për të parandaluar lirimin e shqiptarit. Po ashtu duhet të shqyrtohet nëse mund të bëhen marrëveshje me Shqipërinë që ky kriminel të mos i shpëtojë dënimit. Holanda nuk duhet të bëhet një strehë për vrasësit që duan t’i shpëtojnë burgimeve të përjetshme duke përdorur një traktat të të drejtave të njeriut,” thuhet në editorial.

Lirimi i Arben Frrokut, revoltë në Parlamentin hollandez


Etiketa: , , , , , , ,

Pas