fbpx

Dikur

Gazeta turke: Pavarësia e Shqipërisë erdhi me miratimin e Perandorisë Osmane





               Publikuar në : 19:42 - 04/02/19 |
mapo.al

Gazeta turke pro-qeveritare, Milliyet ka publikuar një dokument ku thuhet se Perandoria Osmane ka dhënë dritën jeshile për pavarësinë e Shqipërisë.


Dokumenti është siguruar nga Dr. Mehmet Tutuncu, që ka hetuar arkivat osmane.



Ai thotë se vendimi për pavarësinë e Shqipërisë është miratuar nga Perandoria.


Në dokument thuhet se Këshilli otoman i Ministrave miratoi një rezolutë për të mos penguar pavarësinë e Shqipërisë.

Në dokument thuhet se guvernatori i Tripolit, Ismail Qemal Bej, lejohet të kthehet në Shqipëri për të mbledhur një kongres që do shpallë shtetin e pavarur.

Po ashtu theksohet se kërkesa e komandant Esat Pashës për ndalimin e këtij kongresi duhet të refuzohet.

Studiuesi që ka publikuar dokumentin thekson se ndryshe nga sa pretendohet, Ismail Qemal Bej erdhi në Shqipëri me dijeninë e qeverisë otomane dhe veproi me dijeninë e saj.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas