Aktualitet

Gazetarët s’do ndjekin live punimet e Kuvendit, Meta: Akt i papranueshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 08/06/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kuvendit për riorganizmin e punës së gazetarëve në këtë institucion. Sipas vendimit të fundit nga Kryesia e Kuvendit, gazetarët nuk do t’i ndjekin live punimet e Kuvendit nga salla e seancave plenare, por në një ambient tjetër të përshtatur me monitorë.






Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit Ilir Meta e ka cilësuar akt të papranueshme dhe antidemokratik nga Kuvendi që sipas tij është një partiak, ndërsa bën thirrje për tërheqjen e këtij vendimi.


REAGIMI I METËS
I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.
Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.




Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit. 🇦🇱



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas