Aktualitet

Gazetarët solidarizohen me zëdhënësin e Metës: Stop sulmeve të paprecedenta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 27/10/20 |
mapo.al

Komuniteti i gazetarëve është solidarizuar me zëdhënësin e Presidentit, ilir Meta, Tedi Blushi, ndaj deklaratave të Këshilltarit për Mediat në Kryeministri, Endri Fuga. Gazetarë të mirënjohur si Anila Basha, Desada Metaj, Erlis Cela i kanë thënë stop këtyre sulmeve të paprecedenta.


Reagimi i Anila Bashës: 


Kam punuar gjatë me Tedi Blushi. Kur isha kryeredaktore e ai gazetar. E konfirmoj zyrtarisht përsa e njoh se Tedi nuk vret dot një mizë, jo të kërcenojë dikë. I bëni “stop” këtyre sulmeve të paprecedenta mes atyre që e konsiderojnë vërtetë titullin e gazetarit. Kjo nuk i shërben komunitetit tonë, i shërben veç zyrtarëve të veshur me kollare e pushtet 



PS: Unë dhe Tedi në një prej udhëtimeve tona të punës në Beograd



Disa nga gazetarë që janë solidarizuar me zëdhënësin e Presidentit, ilir Meta, Tedi Blushi:

Rezarta Delisula, ish-zv.kryeredaktore e Gazeta Shqiptare,
Edi Oga, gazetar i mirenjohur, producent dhe drejtues i suksesshem i shume emisioneve te shquara televizive
Eglantina Alliaj, gazetare e shquar e Gazeta Shqiptare dhe News 24
Engjell Musai, kryeredaktor i Gazeta Telegraf,
Nertila Spiri, ish-redaktore e News 24, aktualisht shefe e politikes ne Fax News,
Alvi Bajramaj, gazetar i njohur i ceshtjeve sociale,
Gjergji Thanasi, gazetar i mirenjohur investigativ,
Fejzi Braushi, gazetar i mirenjohur i politikes,
Elena Kocaqi, analiste politike,
Vilma Masha, gazetare e mirenjohur sportive,
Rajmonda Lajthia, gazetare e njohur e politikes
Albana Cakshiri, gazetare prej me shume se dy dekadash,


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas