ShowBizz

Gazetari Denis Dyrnjaja denoncon “vrasësit” e arave dhe serave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 25/07/19 |
ro ot

Gazetari Denis Dyrnjaja ka denoncuar së fundmi fermerët që pretendojnë se merren me rritjen e produkteve vendase. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shihet dukshëm një shalqi jo i shëndetshëm për t’u ngrënë, Dyrnjaja i tërheq vëmendjen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrit të Bujqësisë për cilësinë e produkteve në fjalë.






“Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë, që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë. Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.


Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi…Fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë, po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.Bravo, Bravo, ushqimet që duam!/neps.al”-ka shkruar Denis Dyrnjaja.










1




Etiketa: ,

Pas