Aktualitet

Gazetari: Dikush të shpjegojë pataten e nxehtë të kadastrës së Vlorës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 02/06/20 |
mapo.al

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Kadastrës së Vlorës, që është titullarja e 6 që ikën nga ky post prej Shtatorit e këndej, ka pasur shumë reagime. Gazetari Edmond Arizaj, shigjeton me ironi, se duhet të ketë një problem të madh aty, dhe se dikush duhet të shpjegojë publikisht çfarë po ndodh.


Statusi i plotë i gazetarit Arizaj:


“Kjo që ndodh në drejtimin e kadastres së Vlores, ka ndodhur vetem me çështje krimesh te renda, ku avokatë, apo gjyqtarë terhiqen me arsye të ndryshme. Brenda pak muajsh, 6 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen nga ky institucion. Tani ose brenda kadastres së Vlorës ka fantazma, ose ka ndonje manjak qe e ka inatin vetem me këtë post dhe kercenon kush emërohet aty…ose ka ndonje patate të nxehtë, që sado e embel të thone se është, askush nuk është budalla të perveloje duart, gojen e gjuhën për ta provuar, është e ëmbël apo jo.


Një patate qe duket se nuk është mbjelle në Vlore, por është eksportuar. Dikush ka përgjegjesinë të shpjegoje publikisht se çfarë po ndodh. Dikush duhet te pyesë se çfarë dhe pse po ndodh. Dikush duhet ta sqarojë këtë enigme. Ose të gjendet fantazma, ose te gjendet patatja…Drejtoresha e terhequr sot, kishte vetem katër ditë e emëruar…”


 

LEXO EDHE:

Shteti i Edi Ramës që ra 6 herë për 6 muaj në Vlorë

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas