fbpx

Aktualitet

Gazetari francez: Është urgjente, të shpëtohet Teatri Kombëtar





               Publikuar në : 18:28 - 28/10/19 |
mapo.al

Janë jo të pakta institucionet ndërkombëtare të prirura në mbrojtje të kulturës dhe trashëgimisë që kundërshtojnë planin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar në qendër të Tiranës. Sikurse mjaft personalitete të artit, kulturës dhe medias i janë bashkuar nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. I tillë është edhe qëndrimi i gazetarit dhe shkrimtarit francez, Stephan Bern.


Regjisori Robert Budina, njëkohësisht një prej zërave më të fortë kundër asgjësimit të ndërtesës aktuale të Teatrit, ka postuar në Facebook qëndrimin e Bern në mbrojtje të godinës.



“Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente. Miqësisht, Stephan Bern”, është dedikimi i gazetarit francez në librin e tij për trashëgiminë kulturore.


Postimi
Në konferencën e Europa Nostra në Paris u takuam me Stephan Bern gazetar dhe shkrimtar, i cili fitoi vjet çmimin e Europa Nostras. Stephan ka shkruar librin e tij të fundit për trashëgiminë kulturore. Në librin e tij të ri ky ishte dedikimi për ne:

Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente.

Miqësisht

Stephan Bern

Teatri do të restaurohet


Etiketa: , ,

Pas