Aktualitet

Gazetari holandez “thyen” konferencën konfidenciale të BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 21/11/20 |
mapo.al

Një gazetar holandez u fut pa leje në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, falë informacionit të postuar në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, në Twitter.






Në pamjet e siguruara nga “Politico” në Bruksel, dallohet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL, që shfaqet në një ekran më të madh në grupin e ekraneve më të vogla të videokonferencës në kompjuter. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë.


“A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i ngritur tonet Borrell – shef për politikë të jashtme i BE-së. Ndërkohë, disa zyrtarë dëgjohen duke qeshur.







Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

Lexo edhe :  Integrimi, Merkel: BE s'duhet të nxjerrë kushte të reja, mirëkuptoj zhgënjimin


“A e di se kjo është shkelje kriminale? Më mirë dil shpejt para se të vijë policia”, i thotë më pas kryediplomati, i BE.



Ndonëse kjo shkelje u prit me të qeshura, ajo ka ngritur pyetje serioze për sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së.

Në video-konferencën e së premtes kishte diskutime edhe për një dokument të klasifikuar rreth kërcënimeve që i shfaqen BE-së dhe strategjisë së mbrojtjes.

Televizioni RTL raportoi se gazetari Verlaan arriti të ketë qasje në konferencë për shkak se në llogarinë e ministres holandeze të Mbrojtjes, Ank Bijleveld, për një kohë të shkurtër u publikua një fotografi ku shihej adresa e futjes në konferencë dhe një pjesë e kodit PIN.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se një anëtar i stafit aksidentalisht e publikoi në Twitter fotografinë ku shiheshin të dhënat konfidenciale.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas