Aktualitet

Gazetari i Bild: Në Shqipëri kam parë laborator heroine në 2016-ën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 20/05/19 |
ro ot

Gazetari i gazetës gjermane “Bild” që bëri shkrimin tronditës për qeverinë shqiptare, Peter Tiede ka dhënë një interviste sonte për Adi Krastës. Ai sqaroi se gjithë shkrimi i tij është bazuar në dokumente dhe dëshmi. Tiede tha se ka qendruar një javë në Shqipëri për të mbledhur informacion, ndërsa premtoi se do të ketë edhe një dokumentar të dytë për mafian shqiptare.


I pyetur drejpërdrejt nga Krasta nëse ka parë fusha me marijuanë gjatë qendrimit në Shqipëri, ai qeshi dhe tha “do të isha i verber të mos i shikoja”.


Peter Tiede shkoi edhe më tej. Ai tha se “në Shqipëri kam parë edhe laborator heroine në verë e vitit 2016″. Gazetari gjerman me siguri ka folur për labratorin e Xibrakës, i cili u çmontua pas sinjalizimit nga Gjermania.



Gjatë intervistes për Krastën, Peter Tiede tha se “pyetja juaj duket disi qesharake sepse kur thuhet se 70 për qind e kanabisit që tregtohet në Europë vjen nga Shqipëria është vështirë të mos e shohësh marijuanën në Shqipëri. Po kështu nga portet e Vlorës dhe Durrësit del kokainë që ka ardhur më parë nga Kolumbia”, u shpreh ai.


Sakaq ai iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga PS-ja se ky është shkrim i paguar. “ Pretendimi se unë kam marrë para është qesharak”, tha gazetari i Blid.


/MAPO.al


Etiketa: , , , , , , , , , , ,

Pas