Thursday, September 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gazetari i shkruan Emiljano Shullazit: Prania e përfaqësuesve amerikanë është mesazh…

by mapo.al
24/10/2018
in Kronika, Kryesore
0

Nga Basir Çollaku

Ç’të të thotë vëllai jot…është xhevapi i Ramës kur shet…



I arrestuar në pritje të dënimit Shullazi. Mik dhe armik i pakujt dhe shumëkujt, vartës dhe epror në terrene të vështira, telasheheqës dhe telasheprodhues për shumë politikanë rioshë dhe gërrnjare, biznesmenë, zyrtarë të sistemit, i shumë akuzuar dhe akuzues, kontribues dhe komprometues i drejtesisë, dëshmitar, ndëshkues dhe i ndëshkuar nga ligji… Ka mjaft të tjera gjetje ngjarjesh rreth teje, për të cilat flitet në një gjuhe më dhe pa alfabet.

Z. Shullazi,

Nëse ju do të toleronit veten dhe flisni për ca punë të ngarkuar nga ju dhe të tjerë pushtete në kurrizin tuaj, duke nisur me policë, prokurorë, gjykatës, drejtues administratë, deputetë, ministra e Kryeministra, rëndësia e fjalës suaj arkivore, është me rëndësi të madhe sa kapërcen Kryeministrin dhe Reformën në Drejtësi…

Mbase dhe për fushata elektorale.

Jeni shumëakuzuar për miqësi të shtuar me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe në kohë të nënmbretërimit të tij të gjelbërt, fort drejtorë e zyrtarë, pa lënë menjanë ministrin bindeshin mjaft porosive, për mjaft pune.

Komisariati numër 2, banonte afër Komisariatit tënd. Duhet të jetë i gjatë numri drejtorëve e zyrtareve që të thonë shef, ndaj me shumë gjase KM ka një këpucë për dy këmbë. Politikanët thonë se kishit dhe keni pushtet në administratë, në Prokurori dhe në Gjyqësor.

Këtu dhe publikisht ka çaluar puna në hetimin dhe procesin tuaj gjyqësor ku zgjatja e mosmarrja e vendimit gjyqësor, është një gjeagjezë sa e thjeshtë aq dhe zorshme për tu gjetur. Edhe gjatë viteve të Tahirit, por më tepër më vonë, thuhet politikisht, por dyshime enden kudo, se keni miqësi e bisedime të shpeshta dhe me të parin e vendit në qeveri, me zotin Rama!!?!

Madje, ajo çfarë shpesh thuhet, është se flisni në telefon gjatë me të. Mund të kenë folur keqdashësit kështu, po antenat kanë kujtesë më të mirë. Po t’u shkojmë pas thashethemeve  qarkullojnë fjale plot, se Edi Rama të ka premtuar lehtësira deri në lirim pas largimit të Ambasadorit Amerikan Donald Lu??!

Thonë..!!

Kjo ngaqë Lu shpesh kërkonte të kundërtën dhe Rama ngushtohej se mos humbte mbështetjen e tij me aq mund e djerse e zaifete te fituara. Ai, Rama, nuk mban fjalë, vetëm nga frika po, kjo është e ditur, shet këdo dhe nëse ke ndonjë premtim prej tij, qaje, shkruaje ne akull, te ka përfshire ne listën e shitjes. Jo te drejtësisë, por te shitjes. Ndoshta të krijon ndonjë shteg dhe ndëshkon rojtarët. Ndoshta.

Por e kane mbuluar plot ngjarje dhe është trullosur fort. Kështu më mirë do ishte te dilje mbi Ramen dhe te thoje se shume e shume pune me fort  janë te të Tahirit dhe te Rames se sa te tuat. Kjo ne raport me drejtësinë te bën me te rëndësishëm se Rama sepse vendos përballe ligjit një shkelës qe te kapërcen ne sasi rastesh nga aferat e shëmtuara.

Ti e di qe Rama është frikacak, nëse s’e ke hasur ne vitet e paqes e te lirise, apo mësuar nga bisedat e pretenduara dhe punët e mbaruara ndonjëherë me te apo miq te tij, shiko çfarë u bën te tijve pas arrestimeve ku i shet si legena. Ky është ves i tij

Nëse ai merr vesh se mund ti publikosh ndonjë mesazh, apo disa te tilla, apo telefonatat, apo porosi herë, here, pas kësaj, ai nga sëkëlldia o do gaboje te të dënoje shpejt, ose do ia hedh fajin dikujt tjetër e do te thotë siç shpesh u thotë te tijve kur i shet : ç’të te thotë vllai jot..

Kështu u thote dhe kur i ankohen për gjobëvënie.!!

Do e kesh dëgjuar tek ulëriste para disa ditësh se llumi nga burgu kishte kanosur deputete e tij. Sigurisht do keni qeshur me te dhe mbase i keni këputur ndonjë përshëndetje shqeto maji..

Para se te mbërrish te ky xhevapi i tij idiot, çte te thotë vllai jot, një dore dëshmi rreth punëve te Rames,  Sajes, Benit, Damianit, Gjushit, e plot ministra e qeveritare, bejne mjaft lehtesira, shume me tepër se gjysëmfjalia e KM, se pasi te ik Ai, Ambasadori punët do te marrin per mbare.. Keshtu me mire t’ia kthesh ti kusurin me ç’të thotë vllai jot..Se ‘vëllezërit’ bëjnë për njeri-tjetrin.

Me sa duket e ke kuptuar se prania e përfaqësuesve te Ambasadës Amerikane ne sallën e gjyqit, është mesazh me fort për Ramen se sa per Shullazin.

Ata e dine se dënimi për Shullazin është vendosur, por mbase duan te mësojnë me tepër për Ramën e natës.

Po ju tregove kete, ata mund të ndërrojnë dënimin me Ramen..

Tags: Basir ÇollakugjyqiletraShullazi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Dr. Flamur Tartari- shembulli i shkëlqyer i intelektualit atdhetar

'Ne mjekët jemi të shpejtë kur gjejmë dashamirësi': Shuhet Flamur Tartari, ja nderimi i fundit nga UET

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In