Pas përplasjeve të forta dhe akuzave të ndërsjella në Kuvend, me ministren Elisa Spiropali, ish-kryeministri Berisha ka dhënë një prononcim për mediat.
Ditën e diel, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet për kreun e PD-së, ku ish-kryeministri Berisha fitoi kundrejt Ibsen Elezit.
Por deri tani, Berisha nuk ka publikuar asnjë mesazh urimi nga ndërkombëtarët. Për këtë arsye, njëri nga gazetarët i ka drejtuar pyetjen: Si ndiheni që s’ju kanë uruar ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?
Berisha nuk ka dhënë asnjë detaje për këtë, duke iu përgjigjur shkurt “ku e di ti” dhe më pas është larguar duke qeshur.
Ai është shpallur “non grata” nga SHBA, por nga ana tjetër, asnjë nga partenerët e tjerë të Shqipërisë, nuk ka dalë pro ish-kryeministrit. Së fundi, ishte deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum, që i këshilloi demokratët që të zgjedhin me mençuri kryetarin dhe të mos kthehen në të shkuarën.