Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar së fundmi propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai ka postuar në “Facebook” një foto ku duken një “ushtri” punonjësish të cilët po mundohen që gjithçka në foto e video të dalë e bukur, në kuadër të mesazhit se Bashkia e Tiranës po investon dita-ditës në përmirësimin e jetesës në kryeqytet.
“Imagjinoni sikur vetëm njëri/njëra të bënte foton – dhe të tjerët të punonin!”- shkruan Dervishi. Ndërkohë, nuk kanë munguar ironitë në rrjetet sociale, duke i përcaktuar gjithsecilit një rol.
*Fotografia kryesore, po qarkullon sot në rrjet.
1
Etiketa: Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj, Lutfi Dervishi, propagandë