Kryesore

Gazetari: Leksion konkret si kapet shteti







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 22/09/20 |
mapo.al

“Shih ca i bëjnë shtetit këta”, denoncon gazetari Klodian Tomorri, teksa sjell faktet se si një anëtare e PS vjen në Këshillin e Bankës, teksa burrin e ka anëtar në KLP.


Më poshtë, statusi i plotë:


Kanë bërë gati 28 firmat në Parlament për të zgjedhur bashkeshorten e Vate Stakës në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqiperise. Vata është anetar i KLP-së, Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Si fillim kapim institucionet e drejtesisë.



Por nuk mbaron me kaq. Zonja Staka tha dje ne Komisionin Parlamentar të Ekonomise me krenari të madhe, se; jam anetare e Partise Socialiste. E tha me zë dhe figurë kur e pyeti një deputet. Ligji e do banken të pavarur dhe anetaret e Keshillit Mbikqyres të depolitizuar. Me një gur vrasim dy zogj. Kapim edhe KLP-ne edhe Banken e Shqiperisë. E mbani mend si bertisnin për Petraq Milon këta atehere?


Nga ana tjeter, Sulltani del e thotë tatim zero për të gjitha bizneset me xhiro deri ne 14 milione leke ose 130 mije dollare në vit. Shih sa antishtet dhe të pandershem jane. Fito 30 mije dollare ne vit me biznes dhe nuk paguan tatim. Merr rroge 10 mije euro ne vit dhe paguan 13 per qind. E shemben shtetin, e masakruan.



Etiketa: , ,

Pas