Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gazetari: Në çdo vend normal Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen!

by ro ot
09/04/2019
in Aktualitet
0

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar pas grabitjes në Rinas, ku mbeti i vrarë një prej autorëve dhe dyshohet se janë vjedhur rreth 10 milionë euro që do të niseshin drejt Vjenës.

Dyrnjaja shprehet se “autorët e vërtetë” të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme, pasi grabitje të tilla të përsëritura tregojnë faliment të plotë të shtetit. Ai po ashtu thotë se ministri Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

“Autorët e vërtetë” të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhen grabitje në aeroport, grabitje bankash, vendosje eksplozivi, të digjen makina, të vriten njerëzit dhe të flitet për larje hesapesh. Ndërsa në Europë kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Grabitja e Aeroportit për të disatën herë është faliment i plotë i shtetit, strukturave të sigurisë, atyre të transportit dhe shumë hallkave të varësisë e ndërvepruese mes tyre. Dhe më dëshpëruese është situata, kur të thonë se ky është një perceptim sepse statistikat tregojnë se krimi është nën kontroll.

Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë. Nuk mban më ujë pilafi i propagandës. Është thyer rëndë siguria publike, madje dhe kombëtare dhe jo një, por shumë herë. Të mendosh se ata që sot janë grabitës, nesër mund të jenë terroristë që rrëmbejnë avionin. Kush i ndalon? Askush!

Dikush duhet të përgjigjet dhe mbajë përgjegjësi për këtë papërgjegjshmëri. Kujt i duhen përgëzimet për menaxhimin e protestës së opozitës, kur të plas ky skandal e të bën lajm botëror si shtet ku bandat bëjnë ligjin jo vetëm në provinca e qyteza por edhe në kryeqytet, madje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar?!Këtë herë Ramës nuk ja ka fajin opozita. Dikush duhet të paguaj kundërfaturën e kësaj grabitjeje të turpshme dhe kësaj situate të rëndë kriminale në vend. Duhet reagim, energjik, efikas, i shpejtë dhe konkret. Dhe këtu nuk është fjala të ngrihen ca postblloqe e të dalë policia për ca ditë me rradhë nëpër rrugë sa ngjarja të harrohet.

Duhet vizion koncept dhe njerëz me nivel profesional dhe me integritet, “shërbëtorë” të detyrës jo arrogantë dhe burokratë që kanë marrë çelsa zyrash që iu duken si çifligje. I është veshur kostumi ministror njeriut të gabuar. Ministria e Brendshme është shndërruar në vatër shurdhërie, prepotence dhe paaftësie. Duhet spastruar e gjithë struktura e apratçinjve që kanë shndërruar në realitet shprehjen duket më i rëndë bishti se sqepari!

Tags: Bankadenis dyrnjajadoreheqjegrabitjaLleshaj

JU SUGJEROJME

VOA: Qetësia e brishtë në Kiev
Bota

VOA: Qetësia e brishtë në Kiev

11/06/2022
Covid-19, shifrat e 24 orëve të fundit: Cili është qyteti i dytë më problematik pas Tiranës?
Aktualitet

52 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

11/06/2022
I dehur në timon, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë
Aktualitet

Gjendet një kufomë në Kolonjë

11/06/2022
Deputetja gjermane kritikon ashpër Vuçiçin: Na ke mashtruar për një kohë të gjatë
Bota

Deputetja gjermane kritikon ashpër Vuçiçin: Na ke mashtruar për një kohë të gjatë

11/06/2022
Next Post
Grabitja e Rinasit, lajm i parë në Austri: Ja çfarë raportohet

Grabitja e Rinasit, lajm i parë në Austri: Ja çfarë raportohet

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • VOA: Qetësia e brishtë në Kiev
  • 52 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
  • Gjendet një kufomë në Kolonjë
  • SHIFRA E DITËS: 3 muaj pushime për nxënësit, pak apo shumë?
  • Deputetja gjermane kritikon ashpër Vuçiçin: Na ke mashtruar për një kohë të gjatë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In