Aktualitet

Gazetari: Në dosjen 184 Gjiknuri, Lala dhe ish-drejtori i policisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 11/03/19 |
ro ot

Përpos dosjes së famshme 339 në skenë ditët e fundit ka dalë dosja hetimore 184. Pjesë të përgjimeve që ka prokuroria, duket se janë siguruar dhe nga gazetarët. Bëhet fjalë për blerje votash në bashkëpunim me grupe të njohura kriminale në zonën e Dibrës.






Gazetari Basir Çollaku deklaroi sonte në emisionin “Open” se “pjesë e dosjes 184 dyshohet të jetë edhe ish-ministri Damian Gjiknuri, si i ministër i deleguar për Qarkun e Dibrës. Blerja e votës në Dibër, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, është hetuar dhe pjesë e hetimeve duket se kanë përfunduar edhe ish-shefi i komisariatit të policisë së Dibrës, vëllai i të cilit është kapur më vonë për kokainë në Lezhë, por edhe ish-drejtori i policisë Edmond Targaj, si dhe Ymer Lala, i lakuar dhe akuzuar aq shumë nga Partia Demokratike si pjesë e kësaj skeme”.


Por, gazetari Çollaku tha se këto dosje “të mëdha” që janë hapur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë çuar në largimin e titullarëve, një prej të cilëve edhe Besim Hajdarmataj.







1







Etiketa: , , , , , ,

Pas