Aktualitet

Gazetari që publikoi faturat e Gjonajt: Javën që vjen, fakte të reja






               Publikuar në : 19:26 - 25/08/19 |
mapo.al

Pas reagimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me faturat e kripura të qendrimit të saj në hotele luksoze në vizitat zyrtare jashtë vendit, “Mapo” kontaktoi gazetarin Merxhan Daci, që ka publikuar investigimin, në portalin faktoje.al.


“Nesër do të kemi një qendrim redaksional për çështjen, ndërkohë që në javët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e faturave nga ministri të tjera”, tha Daci.

Portali në fjalë, nxori dokumenta ku vërehej se një natë qendrimi në një hotel në Romë i ministres Gjonaj, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 700 euro.

Ndërkohë, në reagimin e saj, Ministrja e Drejtësisë, tha se këto denoncime nuk janë korrekte.

Sipas saj, bëhet fjalë për dy netë qendrimi, dhe në faktet e publikuara, nuk tregohet se aty janë shpenzimet e gjithë delegacionit. Gjonaj po ashtu, tha se shpesh ka udhëtuar edhe me tren kur ka qenë jashtë, dhe se në disa raste ka nxituar të kthehet brenda ditës në Shqipëri, duke kursyer qendrimin në hotel.

Lexo edhe: “700 euro dhoma e hotelit”, reagon Gjonaj: Urdhërova kontroll


Etiketa: , , , ,

Pas