Aktualitet

Gazetari Skëndaj: Situatë e rënduar tek Sanatoriumi, tek Infektivi 5 urgjenca në 10 minuta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 06/12/20 |
mapo.al

Situata paraqitet e rënduar tek Infektivi dhe Sanatoriumi, aty ku trajtohen të prekurit me Covid-19.





Brenda 10 minutave, 5 autoambulanca me pacientë janë paraqitur në Spitalin Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj, në një lidhje telefonike për News 24, tha se pritja për t’u shtruar shkon deri në 10 minuta, dhe në rastin më të keq nga 1 deri në 3 orë.


Ai gjithashtu tha se në Sanatorium pacientët mund të qëndrojnë për ditë të tëra në urgjencë, teksa presin të shtrohen nëpër pavione.




Skëndaj u ndal edhe për situatën në spitalin e porsahapur Covid4, duke thënë se ende nuk dihet se sa është numri i të shtruarve, dhe se në këtë spital prej 100 shtretërish punojnë mjekë të shërbimit Infektiv e mjekë të huazuar nga shërbime terciare në QSUT.

Lexo edhe :  Shqipëria merr sot 7020 doza të tjera nga Pfizer

Gazetari  u shpreh për rastet e ardhura nga spitalet e rretheve, se janë në gjendje të rënduar shëndetësore – ata kërkojnë trajtim me dy burime oksigjeni.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas