Aktualitet

Gazetari: SPAK heton “Ora News”, por fle gjumë për “Agon Channel”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 03/08/20 |
mapo.al

Gazetari Dritan Kaba e ka krahasuar vendimin për sekuestrimin e Ora News të ngjashëm me atë të Agon Channel.


Në një reagim në Facebook, Kaba shprehet se SPAK është vënë në lëvizje për pronarin e Ora News, ndërkohë nuk ka marrë asnjë masë për zyrtarët që i shkaktuan shtetin 120 milionë dëme euro me mbylljen e televizionit “Agon Channel”.


“SPAK vepron për Ylli Ndroqin, ndërsa për 120 milionë eurot që do të paguajnë shqiptarët se Edi Rama mbylli televizionin Agon fle gjumë rehat. Kjo tregon se SPAK vepron “i pavarur”,- shprehet Kaba në një postim në Facebook.


Disa vite më parë me të njëjtat akuza qeveria mbylli televizionin “Agon Channel”, ndërkohë procesi shkoi në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shteti shqiptar u dënua me 120 milionë euro.


LEXO EDHE: 

Dyshohet i përfshirë në aktivitete kriminale, SPAK i sekuestron 26 prona dhe biznese Ylli Ndroqit


Etiketa: , ,

Pas