Kryesore

Gazetari: Studentët e Mjekësisë, 80 % duan të ikin në Gjermani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:13 - 30/03/19 |
ro ot

Gazetari Erjon Skendaj i ftuar në emisionin “Kjo javë’ ‘News 24’ ka dekluar se pjesa e madhe e studentëve të Mjekësisë duan të ikin jashtë vendit. Ai theksoi se 8 nga 10 prej tyre shprehen se do të kin në Gjermani, për shkak se këtu nuk shohin shpresë. Dhënë ndryshe, 80 për qind e tyre duan të largohen pas studimeve.






“Kam pyetur studentë të mjekësisë në vitin e 5-ë. Tetë nga 10 më kanë thënë se do të ikin në Gjermani. Ky është alarm i madh. Ata ikin në Gjermani për tjetër specializim. Qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për këtë fenomen dhe t’i vërë gishtin kokës”, tha Skëndaj.


Gazetari Skëndaj tha gjithashtu se në Fakultetin e Mjekësisë pranohen specializantë me mesatare të ulët, me 5 ose me 6, ndërsa disa prej specializantëve punojnë roje nate dhe nuk paguhen.







“Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Nga 300 specializantë që pranohen, 50 janë me mesatare 5 dhe 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme”, tha Skëndaj.



1




Etiketa: , , ,

Pas