Në Shqipëri janë diku tek 200 godina ku kultivohet kanabis në ambiente të mbyllura. Shifra është bërë publike nga gazetari Artan Hoxha në studion e “Abc Live”, i cili ka shtuar se aktualisht janë zbuluar vetëm 7 deri në 10% të këtyre godinave.
“Janë 21 shtëpi bari. Ka ranë në 200 euro kg e kanabisit. Dhe ka super prodhim. Janë kapur 7-10 %. Dhe kjo është problem se ka numër shumë të madh. Policia duhet të bashkëpunojë me OSHEE. Ne morëm vendim për të rritur çmimin e energjisë, këtej kultivojnë kanabis me llamba. Shumë shqiptarë bukën e prodhojnë në shtëpi. Kanë hyrë llamba që nuk harxhojnë shumë. Janë specialistë që e kanë bërë në Angli dhe pasi e kanë mësuar atje vijnë këtu,” tha Hoxha.
Vetëm gjatë ditës së sotme u kapën dy “shtëpi bari”, një në Kashar dhe një në Tropojë.