Gazetarja përballë kryeministrit sonte në Opinion, Fatjona Mejdini ka protestuar dhe akuzuar Ramën per intimidim.
Që në fillim, kreu i qeverisë i është sulur asaj me tone ironike dhe fyese pasi nuk i pelqenin pyetjet dhe ndërhyrjet.
Rama i drejtohej gjithnjë me etiketimin virologe. Ose, ja kjo tjetra.
Në një moment, gazetarja është ankuar për përpjekje të kryeministrit për intimidim, duke i thënë atij se kjo sjellje nuk e nderon.
Fatjona Mejdini është gazetare investigative pranë Reporter.al dhe ka qënë e angazhuar në një projekt të Blogal Initiative, ku ka publikuar një raport për drogën në Shqipëri.