Aktualitet

Gazetarja infektohet me “Delta” pas vaksinimit: Është i pamëshirshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:28 - 16/07/21 |
mapo.al

Gazetarja e lajmeve rozë të prestigjozes E!News, Catt Sadler, është infektuar me variantin “Delta” pasi ishte vaksinuar.






Lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja në rrjetet sociale, ku ka treguar eksperiencën e saj të infektimit me variantin “Delta”.


Ajo tregon se u infektua, pasi u përkujdes ndaj një personi të pavaksinuar, për të cilin mendonte se ka vetëm grip të thjeshtë dhe asgjë për tu shqetësuar.





“Delta është i pamëshirshëm dhe shumë ngjitës, u infektova pas vaksinimit,” shkruan gazetarja në Instagram.



Postimi i plotë
“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar.



Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam.

Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin.

Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CATT SADLER (@iamcattsadler)

10


Etiketa: , , ,

Pas