Aktualitet

Gazetarja: Në 5 muaj policia asnjë shifër për kanabisin e asgjësuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 03/11/21 |
mapo.al

Gazetarja Fatjona Mejdini tha në “Publikisht” në RTSH se në 5 muajt e fundit policia nuk ka bërë publike asnjë të dhënë në lidhje me operacionet për asgjësimin e kanabisit.






Ajo deklaroi se në vend mungojnë edhe informacionet zyrtare në lidhje me të dhënat e kanalizuara sipas rastit të veprës penale.


“Për 5 muajt e fundit nuk ka të dhëna për kanabisin e asgjësuar. Mungojnë të dhënat e kanalizuara sipas grupimeve të caktuara. Nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me vrasje pasioni, aksidentale apo krim i organizuar. Policia duhet të jetë më transparente sepse kemi vështirësi për të marrë të dhëna. Këto janë gjëra që ne i hasim në punën tonë”.







Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie tashmë për ekspert për sigurinë.




Ai theksoi se policia duhet të shpërndajë informacione në rastet kur bëhen parandalimet e ngjarjeve kriminale.



“Ne si publik nuk e dimë shifrën për parandalimin. Publiku duhet ta dijë se kur bëhen parandalime edhe për një vjedhje apo vrasje”, tha ai.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas