Kryesore

Gazetarja që tronditi politikën: Në përgjime dalin drejtorë, deputetë, ministra dhe ish-ministra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 31/01/19 |
mapo.al

Gazetarja Klodiana Lala që ka bërë investigimin për llogari të Zërit të Amerikës, lidhur me përgjimet ku dalin zbuluar eksponentë të njohur të krimit që blejnë vota për interes të politikanëve të mazhorancës, tha sonte në Opinion se ka dy muaj që po punon për këtë temë. Ajo ka aplikuar pranë BIRN për konkursin që ata shpallën. Lala tha se ideja e saj nisi kur po ndiqte seancën gjyqësore të Avdylajt, ku ai u shpreh për lidhjen e fortë me kryetarin e Bashkisë Durrës, Dako.


Lala pohon se dokumentet e përgjimit flinin në zyrën e Prokurorisë.


Përgjimet e tjera, sipas Lalës tregojnë se si Dako flet me eksponentë të krimit me terma që; a i bëre gati letrat, coi te vendi.


E pyetur pse prokuroria ka nisur hetimin për nxjerrjen e sekretit, Lala tha se organi i akuzës duhet së pari të bëjë punën që i ngarkon ligji, pasi kanë 3 vjet që nuk e cojnë deri në fund hetimin.


Gazetarja që ka tronditur politikën u shpreh se dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në 2016, përfshin të gjithë zyrtarët rajonalë, të gjithë drejtorët, por edhe më shumë.

Lala tha se janë të përfshirë edhe deputetë, ministra, ish-ministra.

E pyetur për cilin ish-ministër e ke fjalën, Lala tha se nuk preferon të japë emra, pa u konfirmuar./Gazeta Mapo/

Zëri i Amerikës me fakte të reja tronditëse: Si blen krimi vota për pushtetin


Etiketa: , , ,

Pas