Aktualitet

Gazetarja tregon dosjet e nxehta që SPAK ka në dorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 23/09/21 |
mapo.al

E pranishme mbrëmë në emisionin Opinion, ku tema kryesore e debatit ishte ajo për dënimin e ish-prukurorit të Përgjithshëm, Llalla, gazetarja e kronikës dhe një njohëse e mirë e aktivitetit të SPAK, Klodiana Lala, u shpreh se disa prej çështjeve të bujshme që janë aktualisht në proces, me të cilat është punuar gjatë verës, kanë të bëjnë me tendera të ndryshme nëpër ministri.






Po ashtu, Lala tha e është riaktivizuar hetimi, për dëshmitë që ka lënë i ndjeri, ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti, për të cilat, u mësua mbrëmë se kishte dëshmuar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili e konfirmoi praninë e tij para prokurorëve.


Një tjetër dosje e bujshme është ajo e ekzekutimit të bankierit Artan Santo, që sipas gazetares është në proces, pasi ka rezultate nga hetimet e reja.







E po ashtu, ajo tha se do të ketë të reja edhe nga hetimet që janë bërë për disa koncensione, si ai i sterilizimit, apo edhe për inceneratorët.



245




Etiketa: , , ,

Pas