Mbrëmjen e sotme në emision “Open”, po transmetohet një intervistë e Xhisiela Malokut, e cila rrëfen me detaje se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Rexhep Rajës, djalit të deputetit të PS, të cilin e ka kallëzuar disa herë për dhunë por e ka tërhequr sërish kërcënimin.
Ndërkohë, në studio me Eni Vasilin janë disa të ftuar, mes tyre edhe gazetarja Anila Hoxha e cila ka qenë bashkë me Eni Vasilin kur kanë zhvilluar këtë intervistë.
Ndërsa intervista transmetohet me pjesë, në studio gazetarja dhe psikologet bëjnë një analizë të atyre që Maloku thotë.
Anila Hoxha u shpreh se Xhisiela nuk është aspak e sinqertë në ato që thotë dhe në mohimin e dhunës që i është ushtruar. Anila tha se vajza duket qartë që është e frikësuar dhe nuk flet sepse mund të jetë kërcënuar.
“Eni, ne ishim bashkë kur ajo erdhi për intervistën dhe ne e pyetëm se me çfarë erdhi, dhe na tha me taksi, por ne e pamë që ajo erdhi me një makinë dhe e shoqëruar. E pamë edhe kur iku. Nuk e di se kush mund të kanë qenë ata, por ajo na gënjeu”, tha Anila, ndërsa dukej e prekur nga kjo histori dhe nga rrëfimi i vajzës, për të cilën të gjithë të ftuarit në studio thanë se duket që gënjen dhe se është shumë e frikësuar.
Intervista e Eni Vasilit ishte nje turp i vertete i gazetarise.
Eni vasili ne fakt, u soll sic edhe eshte ne te vertete si nje prokurore politike e Partis Demokratike, zhvilloi nje seance hetimore gebelsiane ndaj nje vajze te mjere, pa pranine e avokatit te saj dhe pa pranine e nje psikologeje,
Eni vasili, gjate intervistes, i beri presion dhe shantazh asaj vajze, e kercenoi me pergjegjesi ligjore per deshmi te rreme, beri te nentedhjete e nentat per ta detyruar vajzen te pranonte se i dashuri i saj e kishte rrahur dhe torturuar, se i ati i te dashurit te saj dhe rrethi i tij, bashke me Taulant Ballen kishin qene ne polici dhe i kishin bere presion asaj dhe oficereve te policise qe te terhiqej apo te mos regjistrohej. deshmia.
Pas hedhjes ne tregun mediatik pervers te historise se vajzes nga laboratori politik i Partise Demokratike ne sherbim te axhendave te tyre sebepeve per protesta per rrezimin e qeverise dhe te Edi Rames per cdo lajm te kronikes se zeze, eshte rradha e Eni Vasilit, gazetares se shitur te bastionit opozitar, te vazhdoje persekutimin dhe baltosjen publike te vajzes, nen hipokrizine ekstreme te mbrojtjes se saj prej dhunes.
Figura e gazetares Eni vasili, per te fituar kredi, para dhe favore te pista ne kurriz te drames dhe mjerimit te nje vajze te thjeshte pa mbrojtje dhe perkrahje, duke shfrytezuar studjon e saj te ultrapolitizuar, eshte jo vetem nje turp dhe skandal i papare i perdorimit te medias ne menyre perverse, por edhe nje shkelje e hapur me pergjegjesi penale e shantazhit dhe blackmail-it te organizuar nga nje gazetare ne pozicion zyrtar, ne kundershtim me parimet me elementare te shtypit te lire dhe profesional.
Prokuraria duhet te filloje menjehere ceshtjen penale ndaj Eni Vasilit per shkeljet e panumurta te ligjit dhe etikes profesionale dhe morale te nje gazetareje ne detyre zyrtare.
Eni Vasili duhet te zhdemtoje demin e madh moral dhe te mireqenies fizike dhe psikologjike ndaj nje viktime pa mbrojtje te thirrur ne studjon e saj me qellime te caktuara shantazhi dhe presioni.