fbpx

Aktualitet

1939/ “Mbreti Zog ka marrë me vete një qese me tokë shqiptare”





               Publikuar në : 08:50 - 23/11/19 |
Nga Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Nëntor 2019


“La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:



Shkrimi
“Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.


Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatkeqësinë e tyre mbretërore.

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërheqin vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbajnë ar dhe bizhuteri: pasuria mbretërore shqiptare në udhëtim.

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”


Etiketa: , ,

Pas