Ilir Kadia, gazetar dhe shkrimtar që përshkruan ngjarje dhe bën kronika të Tiranës në faqen e tij në FB, solli para pak minutash një dëshmi lidhur me efektin e gazit lotsjellës të hedhur nga policia. Kadia shkruan se, pas ndarjes nga jeta të Sadijes, po shkonte me disa miq për ngushëllim tek shtëpia e Dritëroit, që gjendet rreth 1 km larg Parlamentit, kur i ndjenë efektet. Ja shënimi i Kadisë.
Tiranës i djegin sytë!
U takuam para pallatit të Dritëroit për të shkuar e ngushulluar për humbjen e Sadijes! Ishim 6-7 burra! Befas një valë gazi lotsjellës na përvëloi sytë e dogji fytin! Ishim goxha larg Parlamentit ku e dinim protestën e opozitës! Që policia lëshon gazlotsjellës për të shpëndarë protestuesit kur sulmohet e di më shumë nga televizori por që të ish kaq i fortë gazi, si lëndët helmuese luftarake që mësonim në shkollë qëmoti, nuk ma priste mendja! Ngjitëm shkallët për tek shtëpia e Dritëroit me shami lidhur hundët si ushtarë të Lëvizjes për Çlirimin e Palestinës qëmoti. Ndërkohë autoambulanca anës sheshit merrnin pa ndarë si urbanë qytetarë në hall të tyre që gazi lotsjellës i digjte sytë fort!/MAPO.AL/