Aktualitet

Gazi lotsjellës, Bardhi në Prokurori për padinë kundër Lleshajt






               Publikuar në : 12:08 - 15/04/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës pas padisë së PD, kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë. PD thekson se hedhja e gazit në tubimet e opozitës është akt kriminal dhe vepër penale.


Policia riktheu përdorimin e gazit helmues dhe me rrezikshmëri për shëndetin e civilëve, në protestën e 13 prillit para Parlamentit, duke u shkaktuar mjaft protestuesve probleme me shikimin dhe frymëmarrjen.

Ministri i Brendshëm justifikoi përdorimin e gazit lotsjellës me pretendimin se turma para Parlamentit ishte e dhundshme dhe vuri në rrezik jetën e forcave të rendit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas