Gazi i hedhur nga forcat e rendit përpara Kuvendit ka shkaktuar pasoja jo vetëm tek protestuesit. Shumë kalimtarë dhe banorë të zonës denoncojnë se gazi u ka shkaktuar probleme.
Disa thonë se ndikimi i gazit ka shkuar deri në 500 metra largësi.
“A është normale të hidhet gaz në qytet si të jetonim nën pushtim? 500 metra larg Parlamentit njerëzit lotojnë, kolliten, kanë spazma. Çfarë bën o idiot?” shkruan faqja Nisma Thurja duke postuar një video.
Kurse ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka një mesazh.
“Gjithë kët gaz e tym që hedhin sot mbi kundërshtarët, duhet ta llogarisin se do t’u hidhet nesër…Me radhë është kjo punë,” shkruan ai.
1
Etiketa: banorët, gazi lotsjellës, mesazhi, ndikimi, protesta, Ylli Manjani