Kryesore

Gazment Bardhi: Drejtësia nën diktatin e qeverisë liroi Agim Kajmakun





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 08/07/20 |
mapo.al

“Skenar mafioz nga qeveria”, e ka quajtur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi lirimin nga burgu të Agim Kajmakut, dy ditë pas arrestimit nga policia.


“Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës. Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg”, shprehet Bardhi.


Bardhi përmend edhe tenderët që përfitoi kompania e Kajmakut gjatë kohës që ishte në kërkim nga drejtësia.



Agim Kajmaku u shkarkua nga kryetar i Bashkisë së Vorës pasi u kap në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Postimi
Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.

Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti e Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas