Zbulohet një tjetër i deleguar nga Partia Demokratike në qarqet e vendit.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Elbasan të delegojë Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Bardhi do të përballet në këtë qark me numrin 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Më herët janë zbuluar emrat e drejtuesve politikë si Bujar Leskaj në Vlorë, Helidon Bushati në Shkodër, Enkelejd Alibeaj në Fier, dhe së fundmi Edi Paloka në Durrës.
Mbeten 7 qarqe të pakonfirmuara me emrat e të deleguarve politikë të PD-së: Tiranë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Lezhë dhe Kukës.
LEXO EDHE:
Basha dërgon Edi Palokën drejtues politik në Qarkun e Durrësit