Aktualitet

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Shqiptarët e dinë se kandidatët e tij ia zgjedh krimi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 15/10/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas nismës së kryeministrit Edi Rama, për zgjedhjen e deputetëve nga qytetarët.



Sipas Bardhit, kandidatët e PS-së për deputetë i zgjedh krimi i organizuar.  “Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D“, – shkruan Bardhi.


Reagimi



Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.


Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!

Lexo edhe :  Basha: Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim, me paratë e harxhuara do kishte ndihmuar shqiptarët


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas