fbpx

Aktualitet

Gazment Bardhi: Rama qeveris me 2 të shpallur non grata nga SHBA





               Publikuar në : 20:45 - 22/10/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas publikimit të listës së personave të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga figurat e njohura publike të cilëve iu refuzuar viza për në SHBA, bien në sy deputeti socialist Tom Doshi, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Rama qeveris ka dy prej personave të cilëve të cilëve iu është ndaluar përgjithmonë hyrja në SHBA, duke iu referuar Doshit dhe Dakos.


Postimi
SHBA ka shpallur botërisht si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Në vend që të jetë në një linjë me partnerin tonë strategjik, Edi Rama ka graduar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, si mëkëmbësit e tij në Shkodër e Durrës.



Boll më me propagandë! Është koha e së vërtetës! Partnerët tanë e refuzojnë modelin që mban në këmbë Qeverinë e korruptuar të Edi Ramës: vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e zgjedhjeve.


Tani është koha që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën!

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe europiane.

LEXO EDHE:

Kush janë 100 personat ‘non grata’ në SHBA, mes tyre 14 shqiptarë

Paralajmërim i fortë: Të tjerë zyrtarë do ndalohen të hyjnë në SHBA


Etiketa: , , , , ,

Pas