Kryesore

Gazment Bardhi: Rama si Lukashenko, refuzoi thirrjen e BE-së për Kodin Zgjedhor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 29/10/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e presidentit.


Sipas Bardhit, Rama po sillet si Lukashenko për të mbajtur pushtetin. “Nuk u prit Komisioni i Venecias. Rama refuzoi të gjitha thirrjet e Bashkimit Europian. Kurrë më parë në këto 30 vite, asnjë palë nuk ka kundërshtuar verdiktin e ndërkombëtarëve“, – u shpreh Bardhi.


DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI



Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane.


Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe në kryeqytetët kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve.


Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian, Edi Rama nuk ndryshon nga Llukashenko. Për pushtetin e tij personal, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të izolojë shqiptarët dhe t’i ndëshkojë ata duke penguar me dashje hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Injorimi i thirrjes së Bashkimit Europian për të pritur Opinionin e Komisionit e izolon përfundimisht Shqipërinë dhe e fut në hartën e vendeve që janë në kurs përplasje me Europën. Kjo është përgjegjësia e vetëm një njeriu, që pushtetin e tij personal e vendos mbi interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tentativa e Edi Ramës për ta vënë Komisionin e Venecias përpara faktit të kryer, me teorinë që me Opinionin do të shohim se çfarë mund të bëjmë pas zgjedhjeve, është qasja më antidemokratike që mund të mbajë Kryeministëri i një vendi që pretendon të nisë negociatat me BE.

Rregullat e zgjedhjeve nuk janë referendum në PS për të emëruar Edi Ramën Kryetar të Rilindjes! Ligji zgjedhor është garancia e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje demokratike dhe të ndershme. Ai duhet domosdoshmërisht të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane, që të jetë i pranueshëm nga qytetarët dhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kurrë në këto 30 vite Shqipëria nuk ka shmangur ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe ODIHR përpara miratimit dhe implementimit të ligjit zgjedhor, as kur ai ka qenë konsensual.

Lexo edhe :  67-vjeçari ndërroi jetë teksa po thyente paratë, MAPO sjell pamjet e para nga ish-blloku

Asnjë palë nuk mund të imponojë rregulla të njëanshme palëve të tjera pjesëmarrëse ne zgjedhje! Kjo nuk është demokratike.

Njëanshmëria e Edi Ramës, frika e tij nga zgjedhje e vërteta, shkelja e Marrëveshjes së 14 Janarit dhe 5 Qershorit, që shtruan rrugën për një klimë politike normale parazgjedhore, si dhe arroganca për të injoruar nevojën për ekspertizë ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias, po fut seriozisht vendin drejt një aventure të rrezikshme dhe të panjohur, në përplasje me Bashkimin Europian.

Çdo akt i Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit tregon se ai ka frikë nga zgjedhjet!

Edi Rama ka frikë nga vota e qytetarëve, prandaj refuzoi hapjen e vërtetë të listave dhe votimin e deputetëve direkt nga qytetaret.

Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet, sepse ai nuk e do Europën. Ai do vetëm të vjedhë, të zaptojë, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve. Kjo është arsyeja përse Shqipërisë i shtohen kushtet nga viti në vit.

Edi Rama bën mirë që ka frikë nga zgjedhjet! Pas 25 Prillit ai do të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo të keqe që i ka bërë vendit dhe shqiptarëve në këto 8 vjet! Nuk ka as Kod Zgjedhor, as Kushtetutë, asnjë formulë magjike që ta shpëtojë nga vota e shqiptarëve!

 

 


Etiketa: , , ,

Pas