Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka treguar në ‘Opinion’ se si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë.
“Çdo kandidat mund të aplikojë dhe më pas komisioni i përzgjedhjes do bëjë vlerësimin. Komisioni do të perzgjedhë 10-20 kandidatë për qark, që plotësojnë kriteret.
Më pas lista do ti dorëzohet anëtarësisë, ku per selektimin final do aplikohet parimi një anëtar një votë.
Do të jenë anëtarët që do përzgjedhin, duam këtë deputet, jo atë tjetrin. Pra në dorën e anëtarësisë. Kandidatët do të tregojnë arsimin që kanë, profesionin, si e ka vendosur pasurinë, etj.
80% e listës zyrtare të partisë për deputetë do të jenë në dorë të anëtarësisë dhe 20% do të caktohen nga kryesia e PD, duhet të respektojmë kuotën gjinore, por mund të ketë prurje nga bota akademike”.
Lidhur me pyetjen se kush do të renditen të parët në lista, Bardhi theksoi se kjo do varet nga votat që do marrë gjithësecili.