Aktualitet

Gazment Bardhi: Vjedhja e votave, gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 07/05/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas nismës së Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. 






Përmes një deklarate, Bardhi thotë se mazhoranca po tenton të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale që shkaktoi në 25 prill.


Sipas tij, gjëja e vetme me të cilën duhet të merret politika tani, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë.





“Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”.



Reagimi i Bardhit
Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.


Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Balla: Shkarkimi i Metës detyrim moral dhe kushtetues, Basha të na bashkohet

33


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas