Aktualitet

Gëllçi bëri tenderin 87 mln lekë pa u marrë vendimi për hapjen e RTSH Agro














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 09/10/21 |
mapo.al

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua nga SPAK, së bashku me tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj për shkeljen e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.






Sot janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i bujshëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.


Tenderi për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” është zhvilluar në vitin 2018 me fond limit 86.9 milionë lekë të reja. Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dyshohet se ka shpallur procedurën e tenderimit ndonëse nuk ka pasur leje as nga bordi, as nga AMA.







Nga hetimi rezulton se në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe Euro Kontakt SH.P.K, të cilat kishin probleme në dokumente. EuroKontakt, e cila hyri në garë me 200 milionë të vjetra më pak se TBS, u skualifikua dhe ka bërë kallëzimin në SPAK. Pra anëtarët e KVO kanë shpallur fituese kompaninë e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë.




Kallëzimi u bë fillimisht tek Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencën dhe iu kalua SPAK. Dyshohet se në nëntor të 2018-ës u shpall fitues TBS 96 ndonëse nuk kishte dokument për këtë çështje.

Lexo edhe :  Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, reagon kryeministri Edi Rama


Sipas SPAK, pasi u shpall fituesi TBS 96, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi,  ishte ai që nxori urdhrin për vlerësimin e ofertës, ndonëse TBS 96 nuk kishte dokumentet standarde.

Më datë 24 dhjetor u lidh kontrata mes ish-drejtorit dhe operatorit fitues. Kushtet e garës ishin dorëzimi për 45 ditë i mallrave.

Dyshohet se afati i zbatimit të kontratës ishte më 06.02.2019, por një javë pas përfundimit, Gëllçi kreu një tjetër shkelje duke firmosur një kontratë shtesë deri në fund të shkurtit.

Ndonëse kontrata u lidh në vitin 2019, miratimi nga bordi dhe leja nga AMA për hapje kanali u dha në vitin 2020. Ndërsa sinjali i kanalit AGRO u hap në prill 2021.

Ndërsa tre anëtarët e vlerësimit të ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët ishin operatorë ekonomik akuzohen se përzgjodhën TBS, ndonëse nuk kishte dokumente standarde.

1


Etiketa: , ,

Pas