ShowBizz

Gena: Pasi këndova, më thanë se kisha ngatërruar dasmën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:15 - 28/05/19 |
ro ot

Ai është jo vetëm nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live”, por edhe ndër më të kërkuarit nëpër dasma. E kur kërkesat për të qenë pjesë e gëzimeve familjare janë të shumta, edhe situatat e çuditshme janë pjesë e tyre. Kështu i ka ndodhur Genës, teksa ka performuar në një dasmë në Tetovë.



“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena.


“Në nxitim e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati instrumentet. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar”, kujton këngëtari.




“Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron”.



– Jo, – më tha ai. – Agroni e ka dasmën nga ana tjetër.


“Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”, përmbylli me të qeshura këtë episod të sikletshëm Gena.

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas