Aktualitet

Genc Pollo: Përse vendosa të mos kandidoj në listat e PD-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 09/03/21 |
mapo.al

Genc Pollo, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Fierit, në 25 prill nuk do të jetë në garë.






Ish-deputeti i Partisë Demokratike, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për të arsyetuar mungesën e emrit të tij mes kandidatëve për deputetë.


Pollo zbulon se ka pasur pakënaqësi me ato që ai në statusin e tij i quan “mundësitë e rrethanat e ofruara”.





Këto mundësi Pollo thekson se “nuk i gjykova të përshtatshme”, ndaj ai ka vendosur të mos kandidojë.



POSTIMI I PLOTE



Të dashur miq!

Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP

1


Etiketa:

Pas